14 qershor 2009

Lyoni si Barcelona

Lyon nuk do të kënaqet derisa të hyjë në mesin e klubeve më të mira evropiane, ka thënë presidenti, Jean-Michel Aulas. Kreu i gjigantit francez ka theksuar se klubi të cilin ai e drejton do të marr për shembull Barcelonën si model të cilin duhet përcjell. “Lyoni nuk do të kënaqet derisa të hyjë në mesin e klubeve të më të mira në Evropë”, tha Aulas për të përditshmen franceze Le Monde, duke theksuar së dëshiron të përcjellë shembullin e Barcelonës para Manchester Unitedit në krahasim të dy finalistëve të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve. “Më tepër më pëlqen Barcelona si shembull i udhëheqjes sepse klubi është në duart e aksionarëve dhe ka status më të mirë financiar sesa Manchester United”, shtoi ai. Aulas mori drejtimin e Lyonit më 1987 dhe e ngriti klubin nga liga e dytë në atë të parën e më pas në Kupën UEFA, ndërsa tani në Ligën e Kampionëve. Lyon deri këtë vit fitoi shtatë tituj të njëpasnjëshëm në Ligue 1, por në Evropë kurrë nuk ka kaluar çerekfinalen.“Në katër vitet e ardhshme duhet të hyjmë në mesin e pesë ekipeve më të mira në Evropë”, përfundoi Aulas.