Asgjë nga Ibra-Eto’o
Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka hedhur poshtë mundësinë e marrëveshjes së shkëmbimit mes sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç dhe yllit të Barcelonës, Samuel Eto’o. “Jam takuar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta dhe të dy jemi pajtuar se është më së miri t’i mbajmë futbollistit. Nuk planifikojmë shkëmbim. Çështja me Ibrahimoviçin është duke u zvarritur por mendoj se do të mbetet” deklaroi Moratti për Sky Italia. Inter deri më tani ka transferuar dyshen e Genoas, Diego Milito dhe Thiago Motta.