Pato e Pirlo, siguron trajneri i ri i Milanit Leonardo, “nuk do të lëvizin nga Milano. Janë të dy shumë të rëndësishëm për klubin, - tha braziliani. - Janë vendimtarë dhe janë pjesë, para së gjithash Pirlo, e një të kaluare të afërt fituese”.
Leonardo, i cili në Venecia mori masterin në strategji për biznes dhe sport, i cilëson “zërat të pashamgshëm” ato të merkatës që qarkullojnë rreth “arratisjes” së kampionëve të Milanit. “Lojtarët e njohin shumë mirë klubin tonë, - shpjegon tekniku brazilian, - zërat e merkatës ekzistojnë dhe do të ekzistojnë para së gjithash në këto momente. Ato do të pushojnë vetëm kur të mbyllim merkatën dhe organika të jetë e plotë”. Leonardo as konfirmon e as përgënjeshtron që në grupin kuqezi mund të jetë pjesë edhe Dzeko: “Po, më pëlqen shumë”, - u kufizua të thotë ai.