12 qershor 2009

“Çmendet” Kanavaro: Zidane është antipatik

Kapiteni i kombëtares italiane ka zbuluar shumë prapaskena në biografinë e tij, ku spikat edhe francezi
“Një ditë prilli në celularin tim erdhi një mesazh nga Çiro (Ferrara): “Duhet të të flas!” E kam marrë në telefon dhe më ka thënë: “Këtu tek Juventusi është folur për ty, Seko do të të bëjë një ofertë.” Në faqet e para të autobiografisë së tij Fabio Kanavaro ka zbuluar prapaskenat e kontakteve me klubin bardhezi për rikthimin në Itali. Eshtë një nga kuriozitetet e shumta që mbrojtësi tregon nëpërmjet faqeve të librit ku rrëfen historinë e tij…
DJALE SPORTISTI - Fabio ka përjetuar grumbullimin e tij të parë me një skuadër futbolli, pasi ka shoqëruar babain Paskuale, mbrojtës qëndre para se të pranonte të punësohej në Bankën e Romës. Qëkur ishte fëmijë ëndrra e tij ka qenë të bëhet futbollist, por për këtë duhet të bënte llogaritë me mamanë e tij: “Nëse nuk studion, nuk luan!” “Ka qenë gjykatësi im i parë sportiv: kur luaja në rrugë topi përfundonte gjithmonë në ballkonin e ndonjë shtëpie dhe unë ngjitesha si të mundesha duke rrezikuar të rrëzohesha dhe të dëmtohesha rëndë ose që të qortohesha nga pronarët që ia tregonin të gjitha mamasë. Gjithçka mbaronte me dy shuplaka dhe dy ditë i dënuar për të mos luajtur futboll me shokët”. Më pas i ka ardhur në ndihmë tezja, Ana. Ajo ishte e punësuar në shkollën profesionale Bernini dhe “më firmoste lejen për të dalë një orë më herët nga shkolla për t’u stërvitur m ekipin e të rinjve të Napolit”.
ANTIPATIKU ZIDAN - Fabio ka pasur trajner në atë kohë Anxhelo Benedikto Sormani (”një njeri i edukuar dhe një trajner i aftë”), babai i taktikut Adolfo, me të cilin Kanavaro do të punonte më pas tek Juventusi. Dhe tek Reali i Madridit ka rigjetur Bernd Shusterin, idhulli i tij kur ishte fëmijë. I shoqërueshëm dhe simpatik, Fabio pranon se nuk lodhet shumë për të vendosur marrdhënie të mira miqësie me kolegët e tij. Përveç njërit: “Më antipatiku nga të gjithë është Zidan. Në fushë nuk më ka pëlqyer asnjëherë dhe i kemi dhënë shumë shkelma njëri-tjetrit. Një kampion për klasin që ka si futbollist, por nuk kam arritur asnjëherë ta shikoj korrektësinë e tij”, shkruhet në biografinë e Kanavaros.
Tifozët bojkotojnë napoletanin - Nuk ka fund qëndrimi polemik i tifozëve të Juventusit kundër rikthimit të Fabio Kanavaros tek bardhezinjtë. Protesta vjen nga zemra e tifozerisë dhe është nga ato që nuk duhet nënvlerësuar. Të hiqen të gjitha mbishkrimet, të mos mbështetet ekipi dhe të vërshëllehet sa herë që do të luajë Kanavaro. Tiofzeria ultras e Juventusit nuk ka ndërmend ta pranojë rikthimin e mbrojtësit “axurr”, duke e cilësuar fajtor se ka kaluar tek Reali i Madridit tre vite më parë, duke braktisur sipas tifozëve skuadrën që kishte rënë në Serinë B pas “Calciopoli”-t. Përfaqësuesit e tifozerisë ultras kanë nxjerrë një komunikatë duke saktësuar se bojkotimi do të ushtrohet “me akte jo të dhunshme dhe jo të tilla që mund të sjellin skualifikimin e fushës për Juventusin”.
KOMUNIKATA - Në këtë dokument tifozët shpjegojnë se e konsiderojnë edhe sot një mercenar Kanavaron dhe akuzojnë drejtuesit që e kanë rikthyer në Torino, ndërsa ka lënë të largohet Nedved, që është cilësuar si “flamuri ynë”. “Kanavaro, përsa na përket ne, nuk do të luajë asnjëherë tek Juventusi, - lexohet në komunikatë - dhe të mos mendojë se do të na bindë me frazat që thotë (lojtari ka thënë ndër të tjera se kampionatet e Juves janë 29 dhe jo 27) që sigurisht janë menduar bashkë me drejtuesit tanë”.