12 qershor 2009

Kualjarela: Fituam një ndeshje të vështirë

Dikush shënon, dikush ndihmon të shënohet. Nën shiun e Pretorias pasimet e Fabio Kualjarelës kanë ndriçuar natën e kombëtares italiane: “Jma i kënaqur pasi kemi bërë atë që na ka kërkuar trajneri, - ka thënë sulmuesi i ri i Npaolit. - Në pjesën e parë kemi provuar një modul të ri. Kur ndryshohet është e qartë se mund të bëhen disa gabime, por në fund kemi arritur të fitojmë një ndeshje jo të lehtë, ndaj një kundërshtari të fortë fizikisht. Jam i kënaqur për golat e Xhilardinos, sepse unë mundohet të dialogoj me të gjithë në fushën e lojës. Kur një skuadër fiton, meritat janë të kolektivit. Kjo miqësore ka qenë një stërvitje”. Më pas Fabio Kualjarela ka hapur një temë tjetër: dyshimet e skuadrës italaine për kushtet klimaterike. “Kjo kohë është normale? Më kanë thënë se një dimër i tillë në Afrikën e Jugut nuk bënte prej dhjetë vjetësh”, - ka përfunduar Kulajraela.