12 qershor 2009
Ikauinta: Nuk jemi këtu për shëtitje
Vinçenco Ikauinta kërkon një vend si titullar në Italinë e Lipit, duke shënuar gola njëri pas tjetrit. Kanë qenë dy gola të shënuar kundër Zelandës së Re në miqësoren e fundit të zhvilluar nga të kaltrit para fillimit të Kupës së Konfederatave. “Unë përpiqem të jem gjithnjë gati, por ashtu si tek Juventusi këtu ka shumë kampionë dhe vendi nuk është asnjëherë i sigurt. Edhe tek kombëtarja ka kampionë të mëdhenj, por është më mirë kështu. Më mirë të jenë se sa të mungojnë”. Tani e ka rradhën Kupa e Konfederatave: “Sigurisht, nuk kemi ardhur në Afrikën e Jugut për të bërë një shëtitje”, - ka thënë Iakuinta.