12 qershor 2009

Interi ofron Burdison për Karvajon

Interi punon për repartin e mbrojtjes dhe këtë e bën me Çelsin e ish-rivalit milanist, Karlo Ançeloti. Mourinjos i pëlqen shumë Rikardo Karvajo, dhe duket se Inter ka arritur tashmë një marrëveshje me agjentin e lojtarit: kontratë trevejçare me 3 milion euro në sezon. Mbetet pengesa për të plotësuar kërkesën ekonomike të londinezëve: 10 milion euro të kërkuara nga Abramoviç, por mund të zerohen me përfshirjen në këtë marrëveshje të Nikolas Burdisos, i cili nuk do ta kishte aspak problem transferimin në Londër. Pra, po punohet për një shkëmbim të barabartë edhe pse Interi do të pëlqente të merrte edhe një shumë të caktuar parashë, duke parë diferencën e moshës midis dy lojtarëve (28 Burdiso, 31 Karvajo). Gjithashtu po punohet për të çuar në Milano Dekon, i preferuari i Mourinjos, por që nuk pëlqehet nga drejtuesit zikaltër që pëlqejnë Shnajderin e Realit të Madridit. Në fund mbetet pezull çështja Arnautoviç. Interi ka dyshime për shkak të dëmtimit të lojtarit.