12 qershor 2009

Ibra bën misteriozin: Unë e di ku do të luaj

Sulmuesi zikaltër nuk ka dashur të zbulojë emrin e skuadrës me të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm
Zllatan Ibrahimoviç duket se e ka të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij. Sulmuesi zikaltër ka dashur ta mbulojë me një hije misteri emrin e skuadrës me të cilën do të luajë në sezonin e ardhshëm. Në një stacion televiziv suedez, pyetjes së gazetarit nëse i dukej i çuditshëm fakit se nuk e dinte se me çfarë skuadre do të luante vitin e ardhshëm, Ibra i është përgjigjur i vendosur: “Unë e di ku do të luaj, por këtë do e mbaj për vete. Kjo gjë më bën të ndihem mirë? Shumë!”. Fraza këto që në Spanjë interpretohen në një mënyrë të vetme: negociatat për transferimin e tij tek Barcelona po ecin në rrugën e duhur.
ÇESHTJA MAIKON - Pas Ibrës edhe Maikon. Por pakënaqësitë e brazilianit janë të një natyre krejt tjetër nga ato të suedezit. Nëse i pari, në fakt, ka lënë të kuptohet se do të ndryshojë ambient për të arritur ato objektiva ndërkombëtar që akoma i mungojnë, i dyti ka folur për ofertat e ardhura nga klubet e tjera (Reali i Madridit dhe Çelsi) për të siguruar një rritje rroge… Gjithsesi, për momentin nuk duket se klubi zikaltër ka rënë pre e provokimeve. Duket se egziston një farë ftohtësie rreth kësaj teme. Megjithatë, nëse do të vinte një ofertë e rëndësishme (jo më pak se 35-40 milion euro), drejtuesit zikaltër do të ishin të gatshëm ta linin të lirë lojtarin. Për momentin oferta të këtij lloji nuk kanë ardhur, edhe pse interesimi i madrilenëve është konkret, dhe mund të jetë vetëm çështje kohe. Disa javë më parë është folur për një përfshirje në marrëveshje të Uesli Shnajder, i cili pëlqehet shumë nga Joze Mourinjo. Por hollandezi duhet të shoqërohet me një shumë të lartë parashë, të paktën 20-25 milion euro. “Një ofertë nga Reali? Për një lojtar që ka akoma edhe 4 vite të tjera në kontratë, nuk më takon mua të flas për skuadra të interesuara. I takon Interit të më kontaktojë në raste të tilla”, - ka saktësuar agjenti i Maikon, Kaliendo.