Mesfushori verdhekuq ka fiksuar objektivat për sezonin e ardhshëm, duke qenë optimist
Objektivi i vendit të katërt. Kampionati nuk ka shumë që është mbyllur, por Daniele De Rosi nuk tërhiqet mbrapa: “Cili do të jetë ojektivi jonë për vitin e ardhshëm? Vendi i katërt. Këtë thotë edhe vlera teknike që ka ekipi. Më pas gjithçka mund të ndodhë ashtu si në vitin e kaluar, ku mendoj se kemi merituar më shumë”, ka thënë mesfushori, duke ju referuar sprintit final në luftën për titull të sezonit 2007-08. “Jemi me fat që Spaleti ka qëndruar me ne. Edhe unë, ashtu si Toti, kemi qëndruar sepse në qarkullim nuk ka pasur një trajner më të mirë për ne, - ka shtuar De Rosi, duke i dhënë kuptim tjetër fjalëve të thëna nga shoku i tij i skuadrës. - Klubi e ka kuptuar këtë, dhe ai do të qëndrojë”. Në lidhje me frikën e dobësimit të skuadrës: “Dobësim është një fjalë e madhe, duke parë se gjatë këtyre viteve buxheti jonë nuk ka qenë asnjëherë i përafërt me atë të skuadrave të tjera”, - ka thënë De Rosi.
Ndërsa zërat në lidhje me të ardhmen e Hulio Baptistës po shumëfishohen, (lajmet e fundit flasin për një interesim të Mançester Sitit), i interesuari direkt i ka siguruar të gjithë se ka dëshirë të luajë me Romën edhe në sezonin e ardhshëm. “Objektivi im kryesor është të fitoj me Romën dhe të marr pjesë në botërorin tim të parë. Këtë vit kam pasur disa probleme, por pavarësisht nga kjo kur kam luajtur, kam zhvilluar disa ndeshje të mira dhe kjo është arsyeja pse Dunga vazhdon të më thërrasë në kombëtare”. “Bisha” nuk do të largohet nga Roma: “Këtu njerëzit më duan. Dua t’u dhuroj atyre disa kënaqësi”, - ka thënë braziliani.