13 qershor 2009
Inter, tre për një: Eto, Aguero ose Benzema
Të burgosur nga Eto’o, por me sy nga Benzema dhe Aguero. Barcelona e Inter, duhet të presin vendimin e kamerunasit për të përmbyllur çështjen Ibrahimoviç. I cili nga ana e tij me fjalë shprehet se ndihet mirë te Barça por që refuzon të firmosë rinovimin e kontratës. Avokati Mesalles i kamerunasit kërkon shumë për lojtarin e tij. Ai pretendon 15 milionë për prishjen e kontratës dhe plot 10 milionë euro në sezon nga ekipi me të cilin do firmosë. Përndryshe Samuel Eto do luajë edhe një vit tjetër në Katalunjë për t’u larguar me parametër zero.Barcelona i ofron Etosë një ngritje të konsiderueshme të pagës, nga 6 në 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa kamerunasi pretendon 10 milionë, domethënë më shumë se Mesi. Tani Laporta shpreson që Mançesteri të bëhet i gjallë për Eto’o për të mbushur boshllëkun e lënë nga Tevez e Ronaldo. Nga ana e tij, Guardiola i ka kërkuar klubit që në 20 korrik, ditën e mbledhjes së skuadrës, nuk do të ketë të bëjë me gjendje të pazgjidhura: d.m.th, ose të shitet, ose të firmosë rinovimin. Me t’i gjetur një zgjidhje Etos, Barça do vërsulet te Interi për Ibrën për të kompletuar ekipin që do rivalizojë Realin e Madridit në versionin GALAKTIK 2.Ndërkohë drejtuesit e Interit nuk po rrinë duarkryq. Lajmet e ardhura nga Spanja se Atletiko mund ta shqyrtojë shitjen e Agueros në bazë të një oferte të kënaqshme, apo zërat e mbërritura nga gazetat franceze se presidenti Aulas i Lionit ka caktuar 40 milionë euro kartonin e Benzema, nuk kanë kaluar në heshtje. Dihet se Moratit dhe Mourinjos i pëlqejnë shumë të dy lojtarët.Tani na mbetet të shohim se ç‘do vendosë Eto, në varësi të tij Ibra, e në varsi të këtij Aguero e Benzema.