13 qershor 2009

Sulej Muntari shënjestrohet nga anglezët e Liverpulit

Sulej Muntari është objektivi më i ri i skuadrës së Liverpulit. Rafa Benitez e sheh mesfushorin e Interit si zëvendësuesin ideal të Ksabi Alonsos, i cili me shumë gjasa do të largohet nga nënkampionët e Anglisë. Spanjolli Alonso është një nga futbollistët më të kërkuar tek Liverpuli, dhe drejtuesit e klubit janë dakord për largimin e tij. Ndërkohë, Muntari këtë sezon tregoi një performancë të shkëlqyer me skuadrën e Interit, duke u bërë shpeshherë vendimtar për kampionët e Italisë.