15 qershor 2009

Inter, optimist për Maiconin

Inter është optimist se mbrojtësi Maicon do të mbetet në klub, pavarësisht interesimit nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane. 28 vjeçari spekulohet se kërkohet nga Real Madridi dhe Chelsea, por presidenti i Interit, Massimo Moratti beson se bëhet fjalë vetëm për thashetheme. “Besoj se Maicon do të mbetet në Inter. Futbollisti nuk ka paraqitur asnjë kërkesë në klub. Disa prej komenteve janë bërë vetëm nga menaxherët”, deklaroi Moratti.