15 qershor 2009
Huntelaar nuk lëviz nga Real
Klaas-Jan Huntelaar do të mbetet në Real Madrid, ka njoftuar menaxheri i tij Arnoldus Oosterver, i cili mohoi spekulimet rreth transferimit të sulmuesit në Itali. Ish ylli i Ajaxit u transferua në Bernabeu në janar, por spekulohej për largimin e tij të shpejtë. Javën e kaluar thuhej se Juventus dhe Roma janë të interesuara për shërbimet e tij, por Oosterver insiston se Huntelaar është i lumtur në Real.“Klienti im është më tepër se i lumtur në Real. Transferimet e reja të klubit nuk ndikojnë tek ai sepse është qendërsulmues dhe ata nuk luajnë në pozitë të tij”, deklaroi Oosterver.