Ibra vlen 90 milionë euro
Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka vendosur çmimin prej 90 milionë eurosh për sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç. Ylli suedez ka kontratë me Interin deri më 2013, por spekulohet se mund të transferohet në Barcelonë ose Real Madrid. Ndërsa Moratti e vlerëson Ibrahimoviçin më lart se Franck Riberyn, i cili po ashtu kërkohet nga Real Madrid. “Nëse është e vërtetë se Bayern Munich kërkon 70 milionë euro për Riberyn, atëherë unë do të kërkoj së paku 90 milionë euro për Ibrahimoviçin”, deklaroi Moratti për Gazzetta dello Sport.