15 qershor 2009

Inter, gati oferta për Benzema

Inter programon ofertën e re për Karim Benzema. Pasi krenë një sondazh të parë me Lionin për çmimin e lojtarit, Branka dhe Oriali pritet t’i bëjnë një ofertë zyrtare presidentit të Lionit, Aulas. Në ofertë do jetë kartoni i Mansinit, Vieira plus 15-20 milionë euro. Bëhet fjalë për hapat e para të një tratative që mund të jetë e gjatë duke parë edhe ofertat që vijnë nga Spanja për Ibrahimoviçin dhe Maikonin.Jemi në prag të hapjes së një jave plot tratativa. Real Madrid dhe Barcelona kanë shumë objektiva, duke nisur nga Fabregas, Ribery e Vila. Gjithsesi vazhdojnë kontaktet me dy lojtarët zikaltër. Nga Londra vijnë Deko e Rikardo Karvajo në huazim, dhe ende flitet për kartonin e Drogbas.Ndërkohë, blerja e parë për Mourinjon do të jetë sulmuesi austriak Arnautoviç nga Twente. Ky është fillimi i ndërtimit të një ekipi që do t’i duhet të përballet me Realin dhe Barçën në Europë.