12 qershor 2009
Galiani reagon: Pato qëndron me 100%
Pato nuk preket, do të qëndrojë te Milani me 100%”. Fjalë të Adriano Galianit, i cili ia pret shkurt pas deklaratave të brazilianit dy ditë më parë mbi ofertën e Çelsit. Me djaloshin ka folur menjëherë Leonardo, ndaj klubi i Abramoviçit dhe ish-trajneri kuqezi duhet të dorëzohen dhe të ndryshojnë objektiva. Por nëse do të qëndrojë edhe për pak kohë, të paktën, meritë ka edhe Milani. Patos, kohët e fundit, i është bërë një shtesë në rrogë, por jo në shifra astronomike. Dy sezone më parë në verë, kur erdhi te Milani, sulmuesi nënshkroi një kontratë 5-vjeçare, por kishte marrë me vete disa miliona euro, fryt i 50% të transferimit nga Internacionali i Porto Alegres, që do të thotë rreth 9 milionë euro. Është logjike pra që Milani “të luajë” edhe me këtë element dhe të mos zgjerohen shumë gjërat. Megjithatë Pato e lëshoi paralajmërimin dhe në mos këtë verë, në sezonin që vjen të merkatos, mund të jetë i shituri i radhës.