Edhe Van der Vaart dëshiron të mbetet
Reprezentuesi holandez, Rafael van der Vaart shpreson të jetë pjesë e ekipit të ri të Real Madridit. Gjiganti madrilen ka bërë blerje të jashtëzakonshme në javët e para të afatit kalimtar të verës me transferimin e Leite Kakas dhe Cristiano Ronaldos. Por, Van der Vaart shpreson që trajneri i ri i ekipit, Manuel Pellegrini dëshiron ta mbajë në klub. “Pellegrini më kërkoi në Villarreal kur isha në Hamburg. Kjo më bën të besoj se ai i njeh kualitetet e mia. Askush nga klubi nuk më ka kontaktuar, por besoj se kjo do të vjen me kohë”, deklaroi ai.