15 qershor 2009

Gjigantët italianë në ndjekje të mesfushorit Guberti

Stefano Guberti është një nga futbollistët më të kërkuar në merkaton italiane të kësaj vere. Mesfushori italian aktualisht aktivizohet në radhët e Barit, në të cilin ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngjitjen në Serinë A. Gjigantët që kërkojnë shërbimet e 25-vjeçarit janë Juventusi, Roma dhe Fiorentina. Menaxheri i lojtarit, Klaudio de Nikola bën të ditur se më pranë shërbimeve të tij janë kryeqytetasit e Romës. “Roma ndodhet më pranë kartonit të Gubertit. Muajt e fundit Stefano ka treguar një formë të shkëlqyer, gjë që ka ngjallur reagimin e ekipeve të mëdha në Itali”, thekson De Nikola.