Malouda nuk largohet
Florent Malouda ka mohuar spekulimet rreth largimit nga Chelsea këtë verë, duke insistuar se është i kënaqur në gjigantin londinez. Reprezentuesi francez iu bashkua Chelsea nga Lyon në vitin 2007 dhe ishte titullar në ekip nën drejtimin e Guus Hiddinkut në triumfin në FA Cup. “E kam thënë edhe shumë herë më parë, por njerëzit nuk e marrin mesazhin. Londra është qyteti ideal për familjen time. Kam marrëdhënie të mira në klub dhe dua të mbetem këtu”, deklaroi Malouda.