12 qershor 2009
Balardini një hap larg Lacios
Tashmë duket vetëm çështje ditësh kalimi i Davide Balardinit në drejtimin e Lacios. Të mërkurën është zhvilluar dhe takimi i rradhës, i treti midis pronarit bardhekaltër dhe ish-trajnerit e Palermos. Dhe gjithçka duket se ka shkuar mirë, siç dukej mungon vetëm sqarimi i disa detajeve. Zamparini ka filluar procedurën e prishjes së kontratës, pasi ka pranuar dorëheqjen verbale të Balardinit, i cili do të firmosë me Lacion një kontratë 2-vjeçare prej 750 mijë eurosh në sezon. Mungon marrëveshja me bashkëpunëtorët e trajenrit: grupi i punës i teknikut formohet nga katër njerëz, pagesa e të cilëve do të rriste shpenzimet e Lotitos me 1,2 milion euro. Kjo është pika e vërtetë mbi të cilin duhet gjetur një marrëveshje, për këtë arsye të dy palët kanë kërkuar kohë për t’u menduar. Ndërkohë, në shtëpinë e Lacios ka një problem që ka të bëjë me Kribarin. Mbrojtësi brazilian ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij: “Nuk jam ndier i vlerësuar nga klubi. Dëshira ime ishte ta mbyllja karrierën tek Lacio, pa kërkuar para. Prisja të merrja një telefonatë nga drejtuesit e klubit, por askush nuk e ka bërë një gjë të illë. Ndërsa në të kaluarën, lojtarë të tjerë kanë kërkuar të largohen dhe kontratat e tyre janë rinovuar”.