15 qershor 2009

Trezeguet në listën e Realit

Antonio Caliendo, agjenti i sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, ka konfirmuar se Real Madridi është i interesuar në shërbimet e klientit të tij.
Pritet që gjatë këtij afati kalimtar sulmuesi francez ta braktisë Zonjën e Vjetër, ndërkohë që shumë skuadra dëshirojnë shërbimet e tij. Dhe tashmë spekulimet për interesimin e Mbretërve për ta transferuar Trezegolin janë konfirmuar nga agjenti i tij, i cili në një intervistë me “Sette Gold” ka thënë se Los Blancos dëshirojnë ta transferojnë 32-vjeçarin.