Në prag të takimit të parë të Kupës së Konfederatave kundër SHBA të hënën, trajneri fitues i Kupës Botërore, Marcelo Lippi, është zotuar të mos heqë dorë nga veteranët e tij.
Pavarësisht kritikave që fajësojnë Lippin për përfshirjen e lojtarëve të vjetër në ekip, trajneri italian duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga ta.“Nuk do të heq dorë nga djelmoshat e mi të vjetër. Nuk do të heq dorë edhe sikur Brazili ose Spanja të kenë një mesatare të moshës shumë më të ulët se e jona”, ka thënë Lippi.“Me siguri nuk do t’i kisha ata në ekip nëse nuk do të shkëlqenin. Por, me siguri do t’ia dalim shumë më mirë në Kupën e ardhshme Botërore”, ka shtuar italiani.