Chiellini: Shpresoj që tifozët mos e shqetësojnë Cannavaron
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka kërkuar nga tifozët bianconerë që ta respektojnë mbrojtësin e rikthyer Fabio Cannavaro.Cannavaro ishte njëri nga lojtarët që e braktisi Zonjën e Vjetër pas skandalit Calciopoli në vitin 2006, kështu që tifozët bardhezi e konsiderojnë atë si tradhtar.“Kam biseduar me tifozët ultras Bianconerë, ata janë më të qetë tani. Shpresoj që do ta lënë të qetë Cannavaron”, është shprehur Chiellini