Preston ka transferuar sulmuesin e Manchester Unitedit, Danny Welbeck në formë huazimi deri në fund të sezonit.19 vjeçari është përforcimi i parë i Darren Fergusonit (djali i menaxherit të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson), dhe pritet të debutoj me ekipin në ndeshjen në udhëtim në Peterborough, të martën.
Welbeck i cili depërtoi nga rangu i të rinjve në Old Trafford, ka shënuar pesë gola në 24 ndeshje për Djajtë e Kuq. Preston aktualisht gjendet në pozitën e 17-të në Championship.