Në prag të një botërori asgjë nuk shkon ose parashikohet rastësisht, as emri i kundërshtarit për t’u përballur në ndeshjen miqësore para fillimit të veprimtarisë prestigjioze botërore. Sepse, nëse është mirë të mos i detyrosh lojtarët të bëjnë udhëtime të gjata e të lodhshme, është po aq e rëndësishme (dhe skeptike), të kërkosh të ripërshkruash rrugët që kanë çuar në të shkuarën drejt triumfeve të bukura e të papritura.
Për këtë motiv, sfida e fundit në prag të Botërorit do të jetë akoma dhe sërish në Gjenevë kundër Zvicrës, siç ndodhi si më 28 maj të 1982-it para botërorit spanjoll (1-1 me gol të Kabrinit), ashtu edhe më 31 maj të 2006-ës (1-1 edhe këtë herë me Xhilardinon autor të golit), para transferimit në Gjermani.
Zvicër-Itali këtë herë luhet në mënyrë kronologjike pavarësisht nga e shkuara, sepse është në program - pa dyshim gjithnjë në Gjenevë - më 5 qershor pasi “axurrët” do të kenë dy ditë pushim para nisjes për në Johanesburg, udhëtim i programuar më 8 qershor.
Ndeshja ndaj kombëtares së Hitcfeldit do të luhet dy ditë para sfidës tjetër Itali-Meksikë, ndeshje e programuar të luhet në Bruksel me qëllim që të ardhurat nga shitja e biletave të shkojnë për familjet e viktimave italiane në Nasiria, ndërsa e para nga tri miqësoret e përcaktuara do të luhet kundër Kamerunit më 2 mars në Montekarlo. Organizatorët po mbyllin me Princin Albert sasinë e përqindjes së fitimeve që duhet të shkojnë për viktimat e popullatës në Haiti, i prekur nga një tërmet i fuqishëm pak javë më parë. Sfida e fundit me Meksikën të kujton atë të “Botërorit 2002″ në Kore, barazim 1-1 me Del Pieron që shënoi për “axurrët”, ndërsa dy janë precedentët me Kamerunin: barazimi i shumëpërfolur në “Spanjë ‘82″ dhe fitorja 3-0 në Montpelje në Kupën e Botës në “”Francë ‘98″. Do të fillohet pra në Montekarlo, vazhdon në Bruksel dhe do të mbyllet në Gjenevë me shpresën që qyteti mbi liqen të jetë për të tretën herë preludi i një tjetër ecurie triumfuese.