Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka paralajmëruar lojtarët e tij se dy ndeshjet e radhës do ta shpëtojnë sezonin e tyre, pas humbjes 2-0 nga Evertoni.
Ekipi ku angazhohet kosovari Lorik Cana është tre pikë mbi zonën e rrezikut, dhe takimet e radhës do t’i zhvillojë përballë Stoke Cityt dhe Wiganit të dyja në fushë vendore dhe Bruce beson se këto mund ta rikthejnë në rrugë të mirë ekipin.
“Kemi qenë në një periudhë të tmerrshme por do të kthehemi në ndeshjet në shtëpi që do ta definojnë sezonin tonë. Ne duhet të nxjerrim rezultate nga këto ndeshje dhe nëse ia dalim atëherë jemi të zotë”, ka thënë Bruce