28 janar 2010

Keane në West Ham, Gudjohnsen në Tottenham?

Sulmuesi i Tottenhamit, Robbie Keane, mund të jetë në rrugë për t’u larguar nga White Hart Lane, bëjnë të ditur mediat angleze.
Daily Mail shkruan se Keane mund të largohet nga Spurs për të kaluar në radhët e West Ham United. Agjentët kanë kërkuar vazhdimisht një stacion të ri për Keane, i cili është duke u lënë jashtë formacionit startues nga trajneri Harry Redknapp.
Keane do të largohet për t’ia lënë vendin Eidur Gudjohnsen, i cili pritet të arrijë në Tottenham na Monaco, pavarësisht se kishte kaluar testet mjekësore në West Ham më herët gjatë kësaj jave./