Pas miqësores së fituar nga Argjentina kundër Kosta Rikës me rezultat 3:2 të mërkurën, selektori i argjentinasve, Diego Armando Maradona, ka folur edhe për Botërorin, Afrika e Jugut 2010, përkatësisht për futbollistët që do të jenë pjesë e Seleccion.
“Messi, Mascherano e Veron, janë të vetmet qartësi për Botëror. Unë megjithatë e di 60 për qindëshin e listës që do të jetë definitive për Afrikën e Jugut”, tha Maradona.