28 janar 2010
FC Barcelona: Fitim neto 8 milionë euro
Barcelonë, 28 janar – Të ardhurat e Barcelonës në ligën e Spanjës u rritën pothuajse për një të pestën në gjashtë muajt e fundit të vitit të kaluar dhe klubi në këtë periudhë pati një fitim të pastër prej tetë milionë eurove, njoftuan kampionët e Evropës të enjten në ueb-faqen e tyre. Të ardhurat u rritën në të gjitha aktivitetet e klubit në 222.8 milion euro, nga 186 milionë, të realizuar në të njëjtën periudhë një vit më parë. Marrëveshjet e reja të sponsorimit me TV3, Etisalat dhe Turkish Airlines kanë ndihmuar në rritjen e të ardhurave, sikundër edhe turnetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kuvajt. Klubi ka shpenzuar më shumë për pagat e lojtarëve pas ardhjes së Zlatan Ibrahimoviqit, i ka rritur vlerat e kontratave, si dhe ka ndarë premi për kupat e fituara.