Sipas studimit që shihni më poshtë, referët dhe tifozët mund të ndikohen prej gjërave që nuk kanë të bëjnë me objektivitet…
Rezultatet e një studimi të së përditshmes spanjolle AS, dy studiues kanë ardhur në përfundim se edhe tifozët edhe referët i shohin lojtarët e gjatë si faulues më të shpeshtë, dhe se viktimat e tyre janë lojtarët më të shkurtër.
Dy studiues nga Universiteti Erasmus në Roterdam, Dr. Niels van Quaquebeke dhe Dr. Steffen Giessner, kishin vendosur të përdornin analizën e tyre, që e përdornin shpesh në biznes, për ta aplikuar në futboll, dhe për të parë se si i perceptojnë njerëzit ndërhyrjet e palejueshme.
Sipas këtij studimi, rrjedh se ekziston një probabilitet më i madh që arbitrat dhe tifozët i shohin lojtarët si faulues më të shpeshtë dhe lojtarët e shkurtër si viktima të tyre.
Në një analizë prej 100,000 ndërhyrje të palejueshme në një hark kohor prej shtat sezonesh, ku përfshihen Champions League (32,142 ndërhyrje), BundesLiga(85,262 ndërhyrje), dhe tre kampionatet e kaluara botërore (6,440 ndërhyrje), është ardhur në përfundim se lojtarët shtatëgjatë ndëshkohen më shpesh se sa që duhet ndaj lojtarëve më të shkurtër.
Ky studim është zhvillimi më i fundit që po debatohet në mediat spanjolle, pas përjashtimit kontravers të Cristiano Ronaldos, dhe krahasimit të tij me Messi që poashtu në një ndeshje tjetër bëri të njëjtën gjë si Ronaldo dhe as që ishte prekur nga gjyqtari.Debati ka shkaktuar polemika të mëdha nëpër mediumet spanjolle e sidomos në mes katalanëve dhe madrilenëve.