Sulmuesi brazilian është rikthyer te klubi që e promovoi në nivelet më të larta të futbollit, Santos. Lajmin e ka konfirmuar Mançester Siti në faqen e internetit. Sulmuesi 26-vjeçar do të luajë për gjashtë muaj në formë huazimi me skuadrën e elitës së kampionatit brazilian. Menjëherë ka folur trajneri i ekipit anglez: “Robinjo është një lojtar që ka nevojë të luajë rregullisht dhe këtë i urojmë gjatë kësaj periudhe huazimi”.
Por sipas tabloidit “The Guardian”, objektivi i Robinjos vazhdon të mbetet Barcelona. Megjithatë kjo nuk mund të realizohet në janar dhe braziliani duket i vendosur të veshë fanellën blaugrana pas Kampionatit Botëror.