Përkundër humbjes minimale prej 1-0 nga Deportivo La Coruna, Sevilla është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey.
Andaluzianët kanë dalë fitues me rezultat të përgjithshëm prej 3-1, pasi në ndeshjen e parë që e zhvilluan si mysafir, fituan 3-0.
Më herët kualifikimin në gjysmëfinale e ka siguruar edhe Racing Santanderi, pasi ka fituar përballë Osasunas me rezultat të përgjithshëm 5-1 (2-1 dhe 3-0).