28 janar 2010

Ferguson: Lehtë ka shpëtuar Manchester City

Sir Alex Ferguson, menaxher i Manchester Unitedit tha se lehtë ka shpëtuar skuadra e Manchester Cityt. Sipas tij rezultati 3:1 nuk është real sepse ka mundur të jetë edhe më i lartë. “Ne humbëm shumë raste gjatë ndeshjes dhe Edwin van der Sar bëri disa mbrojtje fantastike menjëherë pas pauzës. Por pjesa jonë e dytë ishte absolutisht e shkëlqyeshme. Ne mund të kishim shënuar edhe gjashtë ose shtatë gola dhe e mbajtëm ndeshjen nën kontroll”, tha Ferguson.