29 janar 2010

Beckham ende shpreson në Skudeton

Mesfushori David Beckham i ka porositur fansat e Milanit të ruajnë besimin për triumf në kampionatin italian edhe pas humbjes në derbin e qytetit nga Interi gjatë të dielës.
Rosonerët u mposhtën me rezultat 2-0 ndaj rivalit të hidhur, duke iu dhënë fund edhe tre fitoreve radhazi. Ndërkohë Interi e ruan statusin e të pamposhturit në shtëpi këtë sezon.
“Jemi të zhgënjyer nga rezultati por kjo mund të ndodhë në futboll. Megjithatë, asgjë nuk është humbur pasi ka ende shumë ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Ne ende mund të besojmë në Skudeton. Vetëm duhet ta lëmë humbjen prapa dhe t’u kthehemi fitoreve të dielën”, ka thënë Beckham.