Rosi: Nuk mendoj për renditjen
Do të jetë një 50-vjetor që do të festohet në mënyrën e duhur nga Delio Rosi. Ish-trajneri i Lacios me Palermon po zhvillon një kampionat shumë pozitiv ku ka marrë pesë fitore dhe dy barazime. Ka ringritur siçilianët nga vendi i dymbëdhjetë në renditje në të pestin në vetëm tetë ndeshje. Urimet dhe komplimentat vijnë në rradhë të parë nga presidenti Zamparini: “Rosi është trajneri më i mirë që kam patur ndonjëherë, festa e tij është edhe jona. Rezulatet që kemi marrë janë fryt i punës së tij të shkëlqyer”. Por si do ta festojë ditëlindjen trajneri: “Duke punuar, më pas do të hapim në shishe shampanje me skuadrën në fundin e stërvitjes. Mbush 50 vjeç, por janë edhe njëzet vite që punoj si trajner, jam me të vërtetë i vjetër. Përveç shakave, në këtë periudhë skuadra po luan me të vërtetë mirë, besojnë në atë që unë them dhe e vënë në praktikë. Jam veçanërisht i kënaqur për Pastoren dhe Hernandezin. Dhe vazhdoj të mos e shikoj renditjen…”, ka thënë Rosi. Gjithsesi është një Palermo Champiosni: Rosi, në këtë moment, ka mesataren më të lartë të pikëve (2.13) pas Mourinjos (2.33) dhe Maxarrit (2.14), por edhe përqindjen më të lartë të fitoreve (63 përqind) pikërisht mbrapa tekikut të Interit (71 përqind).
Sulmuesi i Atalantës Akuafreska, Xhenoa një hap larg
Në javën e fundit të merkatos, shumë negociata janë akoma të hapura: midis më të rëndësishmeve, sigurisht ajo e Robert Akuafreskës, aktualisht lojtar i Atalantës. Kështu, këto do të jenë ditë vendimtare për kalimin tek Xhenoa të sulmuesit torinez, që në skuadrën e tij aktuale nuk ka gjetur hapsira që nga fillimi i kampionatit. Zikaltrit mendojnë ta zëvendësojnë njëzetedyvjeçarin me Plazamtin, sulmuesin e Katanias, ose me Pelen, lojtar italian që aktualisht luan tek skuadra hollandeze e AZ Alkmarit.
Tre trajnerët Gsperini, Mourinjo dhe Rosi festojnë ditëlindjen
Çfarë kanë të përbashlët tre trajnerë të kalibrit të Hoze Mourinjos, Xhian Piero Gasperinit dhe Delio Rosit? Përveç faktit se drejtojnë skuadra të Serisë A, kanë edhe mundësinë ta festojnë ditëlindjen e tyre në të njëjtën ditë. Tekniku i Xhenoas në tortën e tij do të gjejë 52 qirinj. Delio Rosi në të tijën do të ketë dy më pak ndërsa portugezi i Interit përveç se do të shuaj 47 qirinj i ka kërkuar lojtarëve të tij si dhuratë një fitore në përballjen që do të zhvillojnë ditën e nesërme kundër Juventusit në Kupën e Italisë.
Klubi toskan Livorno mban Kozmin
Një ndryshim i befasishëm i planeve nga ana e klubit të Livornos: Serse Kozmi do të vazhdojë të jetë trajner i toskanëve. Vendimi është bërë i ditur në përfundim të një takimi që është zhvilluar në Gjenovë midis trajnerit dhe presidentit Spineli. “Bashkëpunimi jonë do të vazhdojë, - ka shpjeguar presidenti -. Trajneri e di se lojtarëve i duhet dhënë pak liri: gjithsesi programi i punës do të vendoset nga Kozmi bashkë me drejtorin e ri të përgjithshëm të klubit Klaudio Garceli”.