25 janar 2010

Villa dëshiron të kalojë te Liverpool

Futbollisti i Valencisë dhe i kombëtares së Spanjës, David Vila ka pranuar se ka dëshirë të madhe për të kaluar në radhët e Liverpulit.”Te skuadra e Liverpulit janë disa miq të mijë shumë të mirë dhe do të dëshiroja të isha së bashku me ata në një skuadër. Para se gjithash mendoj në bashkëlojtarin e kombëtares, Fernando Torres dhe trajnerin Rafa Benitez. Verën e kaluar vendosa të qëndroj te Valencia për shkaqe familjare, por tash situata është ndryshe dhe jam i gatshëm për t’u transferuar në Ligën Premiere”, ka pohuar David Vila në një intervistë për të përditshmen “Daily Mail”.