Menaxheri i Liverpoolit Rafael Benitez mbetet ende caku kryesor i Juventusit, të cilët janë në përgatitje të një oferte prej 3 milion eurosh për spanjollin, njofton The Independent.
Benitez fiton 5 milion euro në Liverpool, por Juventusi shpreson të përfitoj nga sistemi i taksave të cilat e lejojnë Benitezin që të marr pjesën më të madhe të pagës pa paguar fare tatim.
Kjo do të thoshte se fitimet NETO të spanjollit do të ishin shumë herë më të mëdha në Torino se sa në Liverpool.
Një aspekt tjetër që mund të pengoj transferimin është numri i madh i punëtorëve të stafit që mund të kërkoj Benitez.
Sidoqoftë, Juventus ka menduar edhe për këtë. Zonja e vjetër do ta lë Benitezin ti marrë dy antarët e stafit të tij, Maurico Pellegrinon dhe trajnerin e portierëve Xavi Valero.
Ai do të pranonte dhe një asisten trajner Italian, por kjo i mbetet Juventusit.
Agjenti i Benitez nuk mohon asgjë, duke lënë kështu hapësirë për spekulime, se spanjolli do të ndëroj ambient në verë.
Juventusi takohet sonte me Interin në San Siro në kuadër të çerekfinales së Coppa Italia, dhe këtë ndeshje do të keni rast ta ndiqni ku tjetër pos në LajmeSport.com. Ju premtojmë se problemet e djeshme teknike nuk do të përsëriten më.