Interi ka shënuar fitore prej 2-1 në ‘finalen para finales’ të Kupës së Italisë kundër Juventusit, dhe kështu zikaltrit kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.
Bardhezinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të brazilianit Diego në minutën e 10-të dhe ishin skuadër më e mirë në gjysmën e parë të lojës.
Në pjesën e dytë, Interi u rikthye në lojë për ta përmbysur rezultatin në 2-1.
Goli i parë i vendasve erdhi pas një gjuajtje të lirë, me ç’rast topi u devijua dhe më së miri u gjet Lucio, i cili shënoi në portën e Buffon (71’), për të barazuar rezultatin.
Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Gigi Buffon mbrojti gjuajtjen e Thiago Mottas, por jo edhe të Mario Balotellit, i cili shënoi golin e fitores.