Mikoli do të qëndrojë në Siçili
Fabricio Mikoli, ka përgënjeshtruar zërat për një lamtumirë të mundshme ndaj Palermos pas polemikave për zëvendësimin e tij, dy javë më parë kundër Napolit: “Pritja që tifozët më kanë bërë me rastin e sfidës kundër Fiorentinës më bën të ndihem krenar dhe nuk kam menduar asnjëherë që të largohem. Në “San Paolo” pas zëvendësimit kam gabuar duke shkuar menjëherë tek dhomat e zhveshjes dhe në fakt pas ndeshjes i kam kërkuar falje të gjithë shokëve të skuadrës”, ka thënë Mikoli.