Mesfushori i Manchester United, Nani, ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Reprezentuesi portugez besohej se ishte i pakënaqur me menaxherin Sir Alex Ferguson dhe spekulohej se mund të largohet nga Old Trafford, gjatë këtij muaji.
Milan, Juventus e Fiorentina si dhe klube nga Premierliga ishin të interesuara për shërbimet e tij, por Nani ka insistuar se dëshiron të mbetet në klub.
“E di se çka kërkon menaxheri nga unë dhe jam duke dhënë maksimumin. Dua të mbetem këtu dhe t’i ndihmoj ekipit të fitojë tituj të rëndësishëm”, tha Nani.