David Silva, Cesc Fabregas, një portier dhe një mbrojtës i krahut të djathtë, duket se janë synimi kryesor i Guardiolës.
Sipas një raporti të lëshuar sot nga e përditshmja sportive e Barcelonës, Blaugranët janë duke ndjekur katër lojtarë në mënyrë që ti transferojnë ata verën e ardhshme.
Raporti pohon se Guardiola kërkon katër lojtar të rinj por asgjë nuk do të bëhet publike deri më 30 qershor. Lojtarët që kërkon Guardiola mund të jenë ylli i Valencias David Silva, Mesfushori i Arsenal Cesc Fabregas, portieri që do të jetë zëvendësues i Pintos, dhe lojtari i katërt do të jetë zëvendësuesi i Dani Alves.
Për Silvan dhe Fabregas Katalunasit duhet të përballen me një konkurencë të fortë Evropiane, sepse ekipet nga Premier Liga dhe Serie A janë në ndjekje të këtyre dy yjeve.