Sipas raporteve të mediumeve Italiane, Juventusi është duke i vazhduar bisedimet me kandidatët potencial për të zëvëndësuar Ciro Ferrarën me Claudio Gentilen që ka udhëtuar në Torino për tu takuar me Roberto Bettegan.
La Gazzeta dello Sport dhe Tuttosport njoftojnë se Gentile është shumë pranë arritjes së marveshjes me zonjën e vjetër, dhe është duke u takuar me drejtuesit e saj për ta shqelmuar Ferrarën.
Siç qëndrojnë gjërat, raportet janë të pakonfirmuara, por, burime brenda Juventusit thonë se trajneri i përfaqësueses U-21 të Italisë do të jetë trajner i ardhshëm i Juventusit deri në fund të sezonit.
Planet kanë ndryshuar në Torino. Rafa Benitez i Liverpoolit nuk shihet si zgjidhje imediate. Juventus dëshiron të sjell një lider si Gentilën që ta nxjerr ekipin nga kriza, për ta përgatitur terrenin për Benitezin që do të vie verën e këtij viti.
Thuhet se Gentile e përkrah idenë por ai dëshiron garanci. Gentile do të preferonte një kontratë afatgjate në Torino, dhe jo një të përkohshme.
Ai do të jetë në fillim kryetrajner, por ai mendohet se do të punoj së bashku me Benitezin, nëse ky i fundit vjen.
Zhvillime tjera pritet të ndodhin gjatë ditës së sotme, por klubi nuk i ka konfirmuar këto raporte, ose nuk ka dhënë indikacione se ato do të ndodhin. Deri tani, të gjitha më lart mbeten vetëm spekulime.