28 janar 2010
Sfidë e vështirë për Koblenzin e shqiptarëve
Fortuna e Dusseldorfit do të jetë mysafire e skuadrës së Koblenzit, në të cilën luajtën katër shqiptarë. Kjo do të jetë njëra nga sfidat mjaft të vështirë për Koblenzin që lufton për ta siguruar ekzistencën në ligën e dytë gjermane. Shqipëron Skeraj, Edmond Kapllani priten të aktivizohen titullarë, përveç tyre mund të aktivizohen edhe Njazi Kuçi dhe Ervin Skela. Skuadra e Koblenzit është dobësuar pas largimit te Shefkit Kuçit, i cili ka shkuar në Swansea të Anglisë. Ndeshja mes Koblenzit dhe Fortunës luhet të premten, në orën 18.00. Koblenzi zë vendin e 17-të me 13 pikë, kurse Fortuna radhitet në vendin e tretë me 34 pikë.