Presidenti i Juventusit Jean-Claude Blanc dëshiron që sa më shpejtë ta sjell Rafa Benitezin në stolin e Juves dhe për këtë arsye ka udhëtuar në Liverpool.
Raporti pohon se Blanc ka ndrysuar strategjinë për ta zëvëndësuar Ferrarën. Ai ka fluturuar në Liverpool për të sqaruar çështjen Benitez, dhe ta bind këtë të fundit që të largohet nga Anfield.
Blanc do të përdor situatën jo të mirë në Anfield për ta tendosur Benitezin. Problemet financiare të Liverpoolit, ashtu si paqartësitë mes bordit të klubit dhe spanjollit mund ta konkretizojnë transferimin në favor të Juventusit.
Sidoqoftë, nuk ka garanci se entuziazmi i Blanc do të shpaguhet. Si rezultat, Juventus ka planin B që do ta shoh Roberto Bettegan të angazhuar për të siguruar një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit.
Alberto Zaccheroni dhe Claudio Gentile janë favoritët për këtë opcion.