28 janar 2010
Del Piero: Duhet të mposhtim Interin
Nuk është stërvitur për shkak të gripit, ndaj është në dyshim për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Por nuk ka asnjë dëshirë që të dorëzohet. Aleks Del Piero, direkt nga saiti i tij në internet, ka folur si kapiten. “Të enjten (sot), kundër Interit, do të luajmë për të kaluar në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë. Pas humbjes së një takimi, për t’u ringritur duhet të fitojmë. Unë jam goditur nga gripi, që ka prekur edhe shumë pjesëtarë të tjerë të skuadrës. Kam kaluar pothuajse dy ditë në shtëpi dhe mund të thuhet se nuk jam në maksimumin e formës. Por fatmirësisht tani ndihem më mirë. Nesër (sot) shpresoj të përmirësohem akoma. Vetëm atëherë mund të vendosim bashkë me trajnerin, në lidhje me aktivizimin tim kundër Interit”.