Salihi 46 minuta në fitoren e Rapidit
Futbollistët e Rapidit të Vjenës në ndeshjen miqësore shënojnë fitore me rezultat 2:1 kundër skuadrës së elitës zvicerane, Aarausë. Hamdi Salihi, futbollist i kombëtares së Shqipërisë, është paraqitur titullar dhe luajti plotë 46 minuta. Ai pati paraqitje të mirë dhe me skuadrën e tij mëtojnë ta fitojnë kampionatin austriak. Salihi në stinorin pranveror pritet të jetë titullar në skuadrën e Rapidit. Ai zëvendësohet në minutën e 46-të nga futbollisti Gartler.