28 janar 2010
Rafa Benitez “fshihet” para Zonjës
Rafael Benitez është një nga kandidatët më seriozë për t’u bërë në qershor trajneri i ri i Juves, por në konferencën për shtyp pas fitores kundër Uolvesit në Premier Ligë është fshehur, duke evituar të komentojë zërat e fundit të merkatos dhe nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjeve që kanë patur lidhje me këtë çështje. “Zërat në lidhje me të ardhmen time nuk më kanë shpërqendruar, kam mbetur i përqendruar për të bërë gjënë e duhur për të fituar këtë takim”, ka thënë tekniku spanjoll, pa konfirmuar (por edhe pa përgënjeshtruar) kontakte me drejtuesit bardhezi. Ai i Benitezit është një nga emrat e fundit që janë përfolur për të marrë drejtimin e stolit që deri ditën e sotme do të jetë i Çiro Ferrarës.