28 janar 2010
Legrotalje: Të ndryshojmë të ardhmen
Në një moment kaq të vështirë si ai që po kalon Juventusi, mbështetja tek feja mund të jetë një mënyrë e mirë për të shkuar përpara dhe atëherë i takon Nikola Legrotalies, besimtari në shtëpinë e Juventusit, që të tregojë rrugën. “Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, të ardhmen po, - ka shpjeguar mbrojtësi bardhezi. - Jam i sigurt se shumë shpejt fitoret do të kthehen. Unë jam i pari që besoj tek kjo, por jam i bindur se edhe shokët e mi do të më ndjekin në këtë bindje”. Ndërkohë, në mbledhjet e shumta (e fundit është zhvilluar dje në mëngjes midis Betegas dhe trajnerit të mundshëm të përkohshëm Klaudio Xhentile), është përmendur shpesh emri i Rafa Benitezit si kandidati i parë për rindërtimin e Juventusit në sezonin e ardhshëm.