28 janar 2010
Nushi 45 minuta në fitoren e St. Gallenit
Futbollisti shqiptar, Kristian Nushi, që luan edhe për kombëtaren e Kosovës, luajti në 45 minutat e pjesës së dytë në fanellën e skuadrës së St. Gallenit. Skuadra zvicerane, St. Galleni në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror zhvilloi ndeshje miqësore me skuadrën e ligës së dytë austriake, Austria Lustenau. St. Galleni me Nushin e fituan ndeshjen me rezultat 3:1. Golat për St. Gallenin i shënuan: Frei në minutën e 21-të nga penalltia, Abegglen (58’), Merenda (68’-nga penalltia) dhe për Austrinë Lustenau realizoi Kampel në minutën e 55-të. Nushi në 45 minutat e pjesës së dytë dëshmoi lojë të mirë dhe janë mirë të përgatitur për stinorin pranveror.