29 janar 2010

Lampard: Chelsea do të mbetet në krye

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se ekipi i tij do të mbetet në krye të tabelës së Ligës Premier dhe se kampionati anglez tashmë është i siguruar.
Blutë mposhtën Birmingham Cityn me rezultat 3-0 gjatë takimit të mesjavës për të rimarrë kreun e tabelës dhe Lampard i ka paralajmëruar rivalët se nuk ka askush që do ta zmbrapsë më Chelsean.
“Është ndjenjë e mirë të rikthehesh në maje. Edhe pse menduam se kemi ndeshje më pak të zhvilluara, nuk na pëlqeu ta shohim veten në pozitën e tretë. Sigurisht do të jetë edhe më mirë të shënojmë fitore ndaj Burnleyt të shtunën dhe të shtojmë diferencën para se Arsenal dhe United të përballen mes tyre”.
“Burnley do të jetë një ndeshje e vështirë, por nëse ne mund të vazhdojmë kështu si luajmë, me kualitet, qëndrueshmëri dhe pasime, do të kemi shans të mirë të zgjerojmë diferencën”, ka thënë Lampard.